Prishtina ka fituar ndaj Drenicës (1:0) me një gol të shënuar nga Ahmed Januzi në minutën e 4-t shtesë, ndërsa trajneri Armend Dallku, pas ndeshjes ka thënë se këto fitore janë më të ëmbla dhe skuadrën e bëjnë më të fortë.
“Këso fitore na bëjnë më të fortë dhe më të bashkuar. Besuam deri në fund që mund të shënojmë dhe falë besimit të futbollistëve ia dolëm. Nuk dua që të arsyetohem dhe të ankohem në ndarjen e drejtësisë, por ne sot u dëmtuam në mënyrë drastike dhe këto gabime nuk guxojnë të ndodhin, sidomos në këtë fazë garash”, deklaroi Dallku për “Super Sport Kosova”.
Me këtë fitore kryeqytetasit tashmë numërojnë 57-të pikë, një më pak se Drita që gjendet në pozitën e parë.
Në kuadër të xhiros së 29-të, Prishtina takohet në udhëtim me Gjilanin.