No menu items!
Ballina Uncategorized CEFERIN JEP SHPRESË:PO PUNOJMË QË CHAMPIONS LEAGUE DHE EUROPA LEAGUE TË LUHEN...

CEFERIN JEP SHPRESË:PO PUNOJMË QË CHAMPIONS LEAGUE DHE EUROPA LEAGUE TË LUHEN ME TIFOZË

Aleksander Ceferin presidenti i UEFA-s ndez dritën jeshile që Final 8 në Champions League dhe Europa League në program për t’u zhvilluar në muajin gusht respektivisht në Portugali dhe Gjermani të luhen në praninë e një numri të reduktuar tifozësh dhe jo me stadiume të boshatisura.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet portugeze dhe gjermane. Të martën kam biseduar personalisht me kryeministrin portugez. Ne do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe do të marrim një vendim së shpejti, me shumë mundësi para shortit që zhvillohet me 10 korrik. Ne do të donim që tifozët të jenë të pranishëm, por nuk mund të rrezikojmë sigurinë e atyre që përfshihen në ndeshje, edhe nëse është e trishtueshme ta mendosh që ndeshjet më të rëndësishme të futbollit europian mund të luhen në stadiume të boshatisura”, është shprehur Ceferin për EFE.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Peja pëson humbje nga Ponte Prizreni

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

Presidenti i FFK-së: Shpresoj që së shpejti të kthehen tifozët, janë hijeshia e kampionatit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar FC Prishtina për suksesin e arrirur sot në ndeshjen e Superkupës, por njëherësh ka përgëzuar edhe futbollistët...

Sigal Prishtina mposht Rahovecin

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim 75:93 (16:19, 27:23, 15:22, 17:29), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

A do të luhet gjithmonë Superkupa në Turqi? – përgjigjet Agim Ademi

Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës pasi triumfoi ndaj Dritës. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 3-1 në favor të kryeqytetasëve me takimin që ishte shumë...

Recent Comments