No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PRESIDENTI I FFK-SË URON GAZETARËT SPORTIVË

PRESIDENTI I FFK-SË URON GAZETARËT SPORTIVË

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar sot të gjithë gazetarët sportivë në rastin e shënimit të Ditës së Gazetarëve Sportivë.

Shkrimi i plotë:
Të dashur drejtues të SHGSK-së!
Të dashur gazetarë sportivë të Kosovës!

Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve Sportivë kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim, të KE-së së FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju përcjell urimet më të sinqerta, duke përfshirë këtu edhe doajenët e gazetarisë sportive që tashmë e gëzojnë pensionimin.

Në muajt e ardhshëm na presin ndeshje të rëndësishme dhe sigurisht se ashtu sikurse ne dhe tifozët Dardanë, edhe ju i prisni me padurim sfidat e reja të Kombëtares së Kosovës, që tashmë është shndërruar në emblemë krenarie për shtetit tonë.

FFK gjithmonë ka qenë e hapur dhe e afërt për gazetarët sportivë. Të njëjtën rrugë do ta ndjekë edhe në të ardhmen, duke i ndihmuar ata që të jenë afër Kombëtares së Kosovës kudo që ajo paraqitet.

Gazetarët sportivë dhe mediet ku ata i pasqyrojnë të arriturat por edhe brengat e futbollit, janë një segment tejet i rëndësishëm për informimin e opinionit dhe vlerë e rëndësishme e kësaj shoqërie.

Misioni i gazetarëve sportivë është i shenjtë, pasi lartëson të arriturat e sportistëve dhe u jep atyre motiv shtesë për punë dhe suksese të reja. Në të njëjtën kohë edhe ngritja e shqetësimeve dhe e kritikave me vend na ndihmon që sporti të ecë në rrugën e duhur të zhvillimit.

Andaj, në këtë ditë të veçantë, edhe një herë ju përgëzoj të gjithë juve gazetarë të nderuar sportivë, duke ju inkurajuar që të jeni sa më pozitivë dhe profesional në ngjarjet sportive, e të vazhdojmë me idenë dhe praktikat ‘Sporti i pari, pastaj të tjerat’.

Uroj të vazhdoni të palodhur punën tuaj në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë, me shpresën që edhe këtë sfidë do ta kalojmë pa pasoja dhe duke e përkrahur njëri-tjetrin.

Shëndet e suksese për Ju dhe familjet e Juaja,

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments