No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR NUK PO RESPEKTOHEN MASAT SA DUHET, REAGON KOMISIONI SHËNDETËSOR I FFK-SË

NUK PO RESPEKTOHEN MASAT SA DUHET, REAGON KOMISIONI SHËNDETËSOR I FFK-SË

Komisoni Shëndetësor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm.

KSh ka shkruar se udhëzimet dhe masat mbrojtëse ndaj pandemisë së virusit Covid-19 nuk po respektohen sa duhet nga klubet kosovare në ndeshjet e Ipko Superligës.

“Udhëzuesi i masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, i përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për rifillimin e Ipko Superligës, nuk po respektohet plotësisht.
Masat mbrojtëse janë duke u monitoruar nga zyrtarët shëndetësor të Federatës së Futbollit të Kosovës në të gjitha ndeshjet.

Zyrtarët e të gjitha klubeve të Ipko Superligës (pa përjashtim), që po qëndrojnë në tribuna gjatë ndeshjeve nuk po i respektojnë masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Kurse lojtarët, stafi i trajnerëve dhe ekipet mjekësore kryesisht janë duke i respektuar masat mbrojtëse.

Zyrtarët shëndetësor të Federatës së Futbollit të Kosovës, kërkojnë nga të gjithë zyrtarët e klubeve të Ipko Superligës, që gjatë pranisë së tyre në tribuna të mbajnë maskë dhe ta mbajnë distancën me njëri – tjetrin.

Komisioni Shëndetësor i FFK-së.”, thuhet në njoftimin e këtij komisoni.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Apeli hedh poshtë ankimimin e Barçës, Messi mungon edhe ndaj Elches

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Barcelona, ku kërkohej uljen e dënimit të...

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Recent Comments