No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR MEDIUMI KROAT ME LËVDATA PËR LIRIM KASTRATIN

MEDIUMI KROAT ME LËVDATA PËR LIRIM KASTRATIN

Diku kah mesi i pjesës së parë, kur Istria ishte duke e kontrolluar topin dhe po provonte ta organizonte sulmin, në një moment kamera kapi Slavko Blagojevicin duke pasuar qetësisht topin përpara, duke shikuar mbi supin e tij të majtë, duke u tërhequr disa hapa mbrapa dhe duke shikuar sërish mbi sup, derisa sulmi vazhdoi në një pjesë tërësisht tjetër.

Në atë moment, Blagojevici e kërkoi Lirim Kastratin.

Ai e kreu punën e tij, kontrolloi topin dhe vendosi – me apo pa vetëdije, nuk ka rëndësi – ta përqendrohej te Kastrati në vend se ta vazhdonte sulmin, edhe pse Istria ishte në nxitim dhe kishte posedimin e topit.

Një sjellje e tillë mund të quhet “Efekti Kastrati” sepse është një veprim që të gjitha skuadrat e ligës e kanë përjetuar nga anësori i Lokomotivës, shkruan mediumi kroat “Telesport.telegram.hr”.

Ky njeri, thjesht është shumë i shpejtë. Kastrati ka një fizik të shkëlqyeshëm dhe është një kërcënim i hapur për mbrojtësit. Edhe kur e keni tipin, ju duhet të përqendroheni ku është Kastrati sepse nëse e humbni, ai ka aftësinë për të të shfytyruar në pak sekonda si askush tjetër në ligë.

Pas së gjithash, Lokomotiva vetë është duke u adaptuar me Kastratin. Statistikat konfirmojnë atë që është e qartë për sutë pas vetëm disa minutash lojë.

Sipas të dhënave në “InStat’s”, Lokomotiva pati 17 tentativa ndaj Istrias në të majtë të sulmit dhe 31 sulme direkte në të djathtë.

Në xhiron e fundit kundër Hajdukut, bëri 22 sulme në të majtë dhe 51 në të djathtë.

Arsyeja e kësaj qëndron te profili i lojës së Kastratit. Kur ai erdhi në Kroaci, ai nuk kishte përvojë në futbollin senior dhe ishte një anësor njëdimensional me një karakteristikë elitare.

Sidoqoftë, Kastrati është zhvilluar.

Në një periudhë të shkurtër, ai ka shtuar në arsenalin e tij të aftësive edhe një seri aftësish si vrapimi në zonat e lira, driblimin e paparashikueshëm kur e merr topin dhe pasimin, që e bën atë një faktor të rëndësishëm në fazën e sulmit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rezultatet e mira në Turqi, Ballkani shpreson t’i vazhdojë edhe në Kosovë

Ballkani të mërkurën do ta luajë ndeshjen e fundit përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të premten të kthehet në Kosovë....

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Recent Comments