No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR KLOPP: S'KEMI NEVOJË PËR SHUMË PËRFORCIME

KLOPP: S’KEMI NEVOJË PËR SHUMË PËRFORCIME

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, arriti të drejtojë të besuarit e tij në titullin e parë kampion në Premier League pas plot 30 vitesh mungesë. Strategu gjerman, pasi fitoi matematikisht titullin, ka nisur të flasë për merkaton.

I pyetur nëse Liverpool do të investojë që të përforcohet këtë verë, me emra si Kai Havertz apo Jadon Sancho, Klopp u përgjigj: “Kjo skuadër që kam, shikojeni. Nuk është një skuadër që ju duhet të ndryshoni tani dhe të thoni: ‘OK, ne kemi nevojë për përforcime’. Nëse jeni një trajner futbolli, sigurisht që dëshironi një lojtar rezervë për të gjithë.

Por ne kemi shumë talente, tani kemi vlerësimet e para për Neco Williams. Ai nuk do të ishte këtu nëse nuk do të ishim të bindur për aftësitë e tij. Të gjithë këta djem të rinj, Curtis Jones, Harvey Elliott, Ki-Jana Hoever, Sepp van den Berg, Yasser Larouci, Leighton Clarkson, Jake Cain, të gjithë këta djem kanë bërë me të vërtetë mirë. Kështu që do të jetë një merkato e qetë për ne”, u shpreh Klopp.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

U hodh shorti për Kupën e Kosovës në futsall

Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin...

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Recent Comments