No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA LA LIGA SETIEN DUHET TË FITOJË DY TROFE PËR TË MBIJETUAR TE BARÇA

SETIEN DUHET TË FITOJË DY TROFE PËR TË MBIJETUAR TE BARÇA

Quique Setien i ka ditët e numëruar si trajner i Barcelonës, pasi ka dëshpëruar të gjithë me rikthimin e futbollit në Spanjë.

Kataluansit kanë humbur pozitën e parë në tabelë, ndërsa tani ndodhen dy pikë mbrapa Real Madridit.

Atmosfera në kampin e Barcelonës nuk është aspak e mirë dhe Setien rrezikon shumë shkarkimin në fund të sezonit.

Në fakt gjithçka po shkon drejt shkarkimit të tij, pasi duket shumë e vështirë që Barcelona ta fitojë La Ligan.

Drejtuesit e klubit i kanë bërë të qartë sipas Goal.com trajnerit se vetëm nëse arrihet triumfi në La Liga ose në Ligën e Kampionëve do ta vazhdoi ai dhe stafi i tij punën në Camp Nou.

Setien e mori drejtimin e kampionit në fuqi të Spanjës në janar duke nënshkruar kontratë 2,5 vite.

Dy yjet kryesorë të skuadrës Lionel Messi dhe Gerard Pique janë kundër trajnerit për shkak të konfuzionit me taktikat e tij dhe për shkak të deklaratave të ngutshme të trajnerit dhe asistenit të tij në media.

Përderisa në Spanjë e bëjnë të sigurt shkarkimin e Setien në fund të sezonit, gazetat spanjolle kanë zbuluar edhe pasuesin e tij në Camp Nou.

Duket se Barcelona ka gjetur akordin me legjendën e klubit Xavi Hernandez i cili tani duket i gatshëm për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Megjithatë për ta bërë një gjë të tillë, Xavi ka kërkuar nga drejtuesit e katalunasve përforcime për tu rikthyer te triumfi në Ligën e Kampionëve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments