No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR REAGON FERIZAJ, FAJËSON GJYQTARIN PËR HUMBJEN NGA FLAMURTARI

REAGON FERIZAJ, FAJËSON GJYQTARIN PËR HUMBJEN NGA FLAMURTARI

Skuadra e Ferizajt ka reaguar në rrjetet sociale pas humbjes së djeshme 3:2 ndaj Flamurtarit në Prishtinë.

Sipas reagimit të lëshuar, Ferizaj shkruan se është dëmtuar nga gjyqtari kryesor, Shpëtim Murtezi.

Më poshtë reagimi i Ferizajt:

Bordi udhëheqës I klubit,futbollistik “FC Ferizaj”, nëpërmjet këtij shkrimi i bënë të ditur mbarë opinionit futbolldashës se për klubin tonë “FC Ferizaj”, ndarja e drejtësisë nga gjyqtarët e përcaktuar nga FFK për ndeshjen kampionale “FC Flamurtari & FC Ferizaj”, u shëndërrua në ankth dhe denim për ” FC Ferizajn” mbi bazën e lojalitetit të paparë dhe tejet iritues i shfaqur, në veqanti nga ndarësi kryesor i drejtësisë në fushë, gjyqtarit të ndeshjes z. Shpëtim Murtezi, dhe në këtë rast, Bordi njëzëri nxjerr këtë:

Reagim

Ndeshja e djeshme për klubin tonë FC Ferizajt ishte pothuajse vendimtare për të vazhduar e mbajtur gjallë shpresat për të qenë edhe në kampionatin e ardhshëm pjesë e superligës, këtë shpresë dhe objektiv, e treti dhe humbi gjygtari i ndeshjës z. Shpëtim Murtezi së bashku me ndihmësit e tij, të cilët hapur ishin pjesë e pandarë dhe promotor motivimi për angazhimin e futbollistëve të “FC Flamurtari” për arritje të fitorës dhe asgjë tjetër. Pra fitore për “FC Flamurtarin” dëshiroj gjygtari i ndeshjes dhe atë e arriti, fillimisht duke akorduar “penalltin” për “Fc Flamurtari”, e cila fare nuk kishte të bënte me penallti (shih videon), dhe atë në minutat e fundit të pjesës së parë, kur rezultati në mes ekipeve ishte baraz (0:0).
Ishte irituese dhe e dhimbshme, kur dëgjosh nga futbollistët tanë të cilët janë të gatshëm të argumentojnë këtë fakt, lidhur sharjet dhe kërcënimet që gjyqtari në fjalë ua kishte bërë, gjatë gjithë kohës disa prej futbollistëve si, Behar Bardhit e Fillonit Shaqirit.
Bordi udhëheqës i klubit FC Ferizaj, kërkon nëpërmjet këtij reagimi nga organet kompetente mbrenda Federatës së Futbollit të Kosovës, si dhe institucioneve tjera, të reagojnë për të ndëshkuar njerëzit e tillë të cilët në emër të institucionit të cilin e përfaqësojnë, ndëshkojnë pa mëshirshëm shpirtin e futbollistëve në fushë dhe pastaj të të gjithë futbollëdashësve, në këtë rast të FC Ferizajt.
Kjo nuk duhet toleruar, kjo është mizerie, krejtësisht e pafalëshme, patjetër duhet të ndalën këta njerëz, që shuajnë shpresat e të rinjëve, nëpërmjet padrejtësive në emër të drejtësisë!
Skandaloze!.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Apeli hedh poshtë ankimimin e Barçës, Messi mungon edhe ndaj Elches

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Barcelona, ku kërkohej uljen e dënimit të...

Recent Comments