No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PRISHTINA E KRYEN ME SUKSES MISIONIN KUNDËR FERONIKELIT

PRISHTINA E KRYEN ME SUKSES MISIONIN KUNDËR FERONIKELIT

Prishtina ka fituar ndaj Feronikelit me rezultat 3:1, e vlefshme për javën e 27-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Me këtë fitore Prishtina është ngjitur në kuotën e 54 pikëve dhe renditet në pozitën e dytë, me katër pikë më pak se Drita që kryeson renditjen.

Otto John (11’), Gauthier Mankenda (45’) dhe Ahmed Januzi (57’) shënuan për Prishtinën, ndërsa Albert Dabiqaj (12’) shënoi për Feronikelin.

Gjilani nuk ka arritur më shumë se barazimi 2:2 në ndeshjen me Llapin, ndërsa Ballkani ka fituar ndaj Vushtrrisë me shifrat 3:1.

Me këtë barazim Gjilani i ka zvogëluar gjasat për titull, pasi tani gjendet në kuotën e 52 pikëve, gjashtë më pak se rivali lokal, Drita, e cila e kryeson renditjen.

Llapi dy herë ishte në epërsi, me dy gola të Valmir Veliut në minutat 15 e 42, ndërsa vendësit barazuan dy herë me gola spektakolarë të Keita Razak (22’) e Gerhard Progni (90’).

Gjilani në fund i ka pasur edhe dy raste të mira, por nuk arriti të shënojë golin e fitores.

Ballkani, ashtu siç është pritur ka shënuar fitore ndaj Vushtrrisë, e cila tashmë është “çregjistruar” nga Superliga.

Mirlind Daku (13’), Blend Baftiu (18) dhe Arbër Prekazi (53’) shënuan për Ballkanin, derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Kushtrim Fazliu në minutën e 78-të.

Rezultatet:
Drita – Dukagjini 2:0
Drenica – Trepça ’89 2:4
Flamurtari – Ferizaj 3:2
Gjilani – Llapi 2:2
Ballkani – Vushtrria 3:1
Prishtina – Feronikeli 3:1

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Peja pëson humbje nga Ponte Prizreni

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

Presidenti i FFK-së: Shpresoj që së shpejti të kthehen tifozët, janë hijeshia e kampionatit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar FC Prishtina për suksesin e arrirur sot në ndeshjen e Superkupës, por njëherësh ka përgëzuar edhe futbollistët...

Sigal Prishtina mposht Rahovecin

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim 75:93 (16:19, 27:23, 15:22, 17:29), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

A do të luhet gjithmonë Superkupa në Turqi? – përgjigjet Agim Ademi

Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës pasi triumfoi ndaj Dritës. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 3-1 në favor të kryeqytetasëve me takimin që ishte shumë...

Recent Comments