No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR GANI SEJDIU NDAHET ME DRENICËN

GANI SEJDIU NDAHET ME DRENICËN

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu i ka ndarë rrugët me skuadrën e Drenicës.

Sejdiu i cili zëvendësoi Tahir Lushtakun në postin e trajnerit të Drenicës, ka bërë me dije se i ka dhënë fund aventurës në “Bajram Aliu”, raporton “Zeri”.

Vetë trajneri mitrovicas e ka konfirmuar ndarjen nga Drenica në një prononcim.

“Jam larguar nga Drenica pasi që nuk po arrijmë që t’i fitojmë ndeshjet si vendas. Në ndeshjet si mysafirë po fitojmë dhe po luajmë mirë, por jo edhe si vendas”, u shpreh Sejdiu.

“Me vjen shumë keq prej kryetares Mihane Bekteshi, mirëpo për të mirë të Drenicës, me mirë po largohem. Drenica është brenda objektivave, por i duhet një ndryshim dhe trajner që di të fitojë edhe si vendas”.

Ky largim i Sejdiut vjen pas humbjes 2:4 nga Trepça’89 gjatë ditës së djeshme.

Pas 27 javësh, Drenica renditet në vendin e tetë në tabelë me 35 pikë të tubuara, katër pikë larg zonës së rrezikshme.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosova mund të ketë telashe për shkak të Covidit në ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm nis një cikël tjetër kualifikues, atë të Botërorit “Katari 2022”. Do të grumbullohet më 22 mars,...

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

City i pandalshëm edhe në Champions League

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat...

Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Recent Comments