No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR BEKIM HAXHIU RRËFEHET PËR INCIDENTIN E NDODHUR NË "RIZA LUSHTA"

BEKIM HAXHIU RRËFEHET PËR INCIDENTIN E NDODHUR NË “RIZA LUSHTA”

Në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë të shtunën është zhvilluar ndeshja Mitrovica – Feronikeli në kategorinë e vajzave për titullin e Superligës, të cilin e fituan vashat mitrovicase.

Gjatë ndeshjes kishte tensione e kacafytje ndërmjet zyrtarëve të dy klubeve në shkallët e stadiumit.

Në një video të publikuar në media shihet edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, duke u përfshirë në incident.Në pamje Haxhiu shihet duke e goditur me shuplaka një person.

Kallxo.com e ka kontaktuar Bekim Haxhiun.

Ai mohon se i ka dhënë ndonjë shuplakë ndokujt. Sipas tij, ai ka ndërhyrë për ta ndarë djalin e vëllait, që mos të përleshej.

“Ai është djali i vllaut tim që nuk e kam lënë me u përlesh me tjerët, që i kam nda se nuk kam shpërnda asnjë shuplakë, por vetëm i kam ndarë mos me pasë përleshje. Ai është djali i vllaut tim për mos me ra në provokime me shpifësin Ragip Veselin. Ai është djali i vllaut tem që s’e kam lënë me bo probleme në stadium. Nuk është shuplakë, po e kam tërhek për qafe edhe e kam shtyrë për mos me pasë problem”, ka thënë Bekim Haxhi.

Kujtojmë se Hajrullah Haxhiu, vëllai i deputetit, e drejton klubin e futbollit KFF Mitrovica.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments