No menu items!
Ballina SUPERLIGA SOT TRI NDESHJE NË SUPERLIGË, "NXEHTË" NË SKENDERAJ E PRISHTINË

SOT TRI NDESHJE NË SUPERLIGË, “NXEHTË” NË SKENDERAJ E PRISHTINË

Java e 27-të në elitën e futbollit kosovar do të startojë me tri takime interesante ditën e sotme.

Padyshim që ndeshjet më interesante të ditës së sotme do të zhvillohen në Skenderaj dhe Prishtinë, ku luajnë katër skuadra që po kërkojnë ta shmangin rënien në Ligën e Parë.

Drenica që barazoi së fundmi te Feronikeli është nikoqir i Trepçës ’89, në një ndeshje ku fitorja e vendasve do t’i bënte ata të jenë më të qetë.

‘Minatorët’ udhëtojnë të mobilizuar për këtë takim, pasi nuk i lejohet humbja sepse mund të jetë fatale për tu larguar nga Superliga.

Kjo përballje e dy skuadrave rajonale do të gjykohet nga gjyqtarët e FIFA-s, si Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Nxehtë pritet të jetë edhe në kryeqytet ku në stadiumin e Flamurtarit, kuqezinjtë do t’i bëjnë konak Ferizajt.

Dy skuadrat në ndeshjen e fundit morën barazime, ndërsa pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar mes dy ekipeve që po kërkojnë shpëtimin.

Takimi mes Flamurtarit dhe Ferizajt do të gjykohet nga gjilanas Shpëtim Murtezi me ndihmësit Jashari e Kelmendi.

Ndërkohë Drita në Gjilan do ta ketë një përballje të lehtë së paku në letër, pasi pret skuadrën e fundit në tabelë Dukagjinin e Klinës.

Bardhekaltërtit synojnë t’i marrin tri pikë të reja për të vazhduar shkëputjen në krye të tabelës.

IPKO SUPERLIGA

E diel

Drenica – Trepça ’89 (17:00)

(G. Nuza, F. Berisha, B. Selimaj, G. Shala)

Flamurtari – Ferizaj (17:00)

(Sh. Murtezi, F. Jashari, V. Kelmendi, F. Tahiri)

Drita – Dukagjini (17:00)

(T. Maloku, J. Musolli, E. Bicaj, B. Kosumi)

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Apeli hedh poshtë ankimimin e Barçës, Messi mungon edhe ndaj Elches

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Barcelona, ku kërkohej uljen e dënimit të...

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Recent Comments