No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR MOMENTI KUR BEKIM HAXHIU SHIHET DUKE GODITUR ZYRTARIN E FERONIKELIT NË STADIUMIN...

MOMENTI KUR BEKIM HAXHIU SHIHET DUKE GODITUR ZYRTARIN E FERONIKELIT NË STADIUMIN “RIZA LUSHTA”

Ish-nënkryetari i FFK-së dhe deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu është bërë temë diskutimi në mediat vendore, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasi ai gjatë ndeshjes përcaktuese për titull në konkurrencën e femrave ndërmjet KFF Mitrovicës dhe KFF Feronikelit ka fyer rendë kryesinë, trajnerët dhe futbollistet e Feronikelit.

Përveç kësaj ai është konfrontuar fizikisht edhe me zyrtarë të klubit nga Drenasi.

Madje Klan Kosova ka siguruar video, ku në një moment Haxhiu i njohur edhe si ‘Kamishi’ ka goditur një zyrtar të Feronikelit.

Gazeta inFokus nga burimet e saja mëson se personin që e ka goditur Haxhiu është, Ragip Veseli, zyrtar në klubin e Niklit.

Ndeshjen e ka fituar KFF Mitrovica me rezultat minimal 1-0, duke u shpall kampione e futbollit në konkurrencën e femrave.

E kryetar i klubit të Mitrovicës është vëllai ‘Kamishit’, Hajrullahu Haxhiu.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona afër bankrotimit… Zbulohet dëmi që ka shkaktuar Bartomeu

Barcelona po kalon një krizë ekonomike të paparë. Kjo dallohet edhe te lajmi i konfirmuar nga raporti vjetor financiar i klubit blaugrana, i cili...

U shkarkua por Lampard merr lëvdata nga pronari i klubit

Është zyrtare! Chelsea e ka shkarkuar trajnerin Frank Lampard. Me këtë rast, presidenti Roman Abramovich donte ta falënderonte ish-kapitenin për punën e bërë, duke...

FBK vendos që “Final 8” të luhet në Suharekë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim të ri për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës. Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje e madhe...

Spanja po përgatitet që ndeshjen me Kosovën ta luajë në territorin e saj

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka shkruar sërish për ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Ndeshja do të luhet më 31...

Recent Comments