No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR REAGIM I ASHPËR I FERONIKELIT; GOLIN E MITROVICËS E QUAN "GOL FANTAZMË",...

REAGIM I ASHPËR I FERONIKELIT; GOLIN E MITROVICËS E QUAN “GOL FANTAZMË”, E AKUZON EDHE “KAMISHIN”

Sot u zhvillua finalja për titullin e Superligës së Futbollit të Femrave mes KFF Feronikelit dhe KFF Mitrovicës.

Fitues dolën këta të fundit me rezultat 1:0. Por, goli i shënuar nga vashat e Mitrovicës po cilësohet si i parregullt nga kundërshtari.

Kjo pasi topi në momentin e golit besohet se nuk e ka kaluar vijën dhe nuk duhej pranuar.

KFF Feronikeli përmes një komunikate e ka quajtur ‘gol fantazmë’ golin e Mitrovicës. Ata kanë treguar se do të dërgojnë ankesë në UEFA.

Po ashtu ata thanë se udhëheqësit e KFF Mitrovicës gjatë tërë kohës ka fyer udhëheqësinë e KFF Feronikelit.

Tutje, KFF Feronikeli ka treguar se edhe portjerja rezervë është fyer nga udhëheqësit e KFF Mitrovicës.

Ja komunikata e plotë e KFF Feronikelit:

Sot, më datë 27 qershor 2020, KFF Mitrovica u shpall Kampione në Superligën e femrave në futboll, mirëpo rezultati i takimit dhe trofeu i këtij edicioni të Superligës, doli në plan të dytë.

Sot, në futbollin e Kosovës, politika akter në sport, një akt tejet i dënueshëm nga shtëpia më e madhe e futbollit UEFA, shtëpi në të cilën po përatisim edhe ankesë.

Në ndeshjen finale, KFF Mitrovica – KFF Feronikeli, i pranishëm në tribuna ishte edhe deputeti, Bekim Haxhiu (Kamishi). Ardhja e tij në stadium është krejtësisht normale, mirëpo sa normale është shëtitja e tij gjatë gjithë kohës, e në mes pjesëve, edhe futja e tij edhe në zhveshtore?

Anësori e aprovoi një “gol fantazmë”, me të cilin u vendos ndeshja. Gol për të cilin ishte në hamendje edhe gjyqtari kryesor, e pas të cilit u ndal loja për 3-5 minuta, duke bërë që të konsultohen mes vete edhe gjyqtarët, për shkak të dyshimit që krijoji situata. Këtu po ua bashkangjesim edhe videon e cila mbetet të vlerësohet edhe nga përgjegjësit e FFK-së.

Presidenti i KFF Mitrovicës që njëherish është edhe vëllau i “Kamishit”, si dhe zyrtarë të këtij klubi, nuk i kursyen në asnjë qast fyerjet më të rënda, në drejtim të Kryesisë së KFF Feronikelit, trajnerëve të klubit, madje në një moment ofendojnë edhe portieren e klubit që ishte në bankën rezervë, e cila po përgatitej për tu futur në ndeshje. Ata fyejnë dinjitetin e një sportisteje dhe dinjitetin e një femre, me shprehjet më të rënda të mundshme. Fyerje të cilat nuk mundi të i përballojë dhe u detyrua të ngjitet shkallëve të tribunave.

“Kamishi” tregoi “trimërinë” e tij edhe në dalje, duke fyer e duke tentuar që ti sulmojë Kryesinë e KFF Feronikelit, një kryesi e cila i rezervonte vendin në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Ai së bashku me gjithë familjen e tij dhe njerëzit përreth, sulmuan dhe fyen gjatë gjithë kohës pjesëtarët e KFF Feronikelit, duke obliguar policinë dhe sigurimin të futet në mes.

Duke e parë gjendjen, ne si klub ishim të detyruar të tërhiqemi nga ceremonia e medaljeve që është protokol zyrtar gjë e cila nuk do të dëshironim të ndodhte, por pasi që siguria e jonë dhe e vajzave kërcënohej jashtëzakonisht shumë, u detyruam ta marrim një vendim të tillë. Ato u fyen, u degraduan edhe madje edhe u sulmuan, duke bërë që ne si klub të tërhiqemi sa më shpejtë nga ai teren armiqësor.

“Kamishi” me “të tijët”, u përkujdesën për një lojë e cila nuk u luajt në fushë, por moralisht mori tjetër kahje, pasi që takimet që përfundojnë në fushë, përfundojnë me zgjatje të duarve, e jo me sharje e kërcënime e deri në tentim për konflikt fizik, duke futur sigurimin dhe policinë në mes.

KFF Feronikeli të hënën në mëngjes, do të deponojnë ankesën në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe poashtu direkt edhe në UEFA.

UEFA ka luftë të pakompromistë të futjes së politikës në futboll dhe ne nuk do të jemi asnjëherë duarkryq sa i përket kësaj.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Një portier francez në prova te Ballkani

KF Ballkani vazhdon të mbetet në ndjekje të një portieri për stinorin pranveror. Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi nuk bindet vetëm nga Kenan Haxhihamza dhe...

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

Recent Comments