Kanë përfunduar edhe 90 minutat e rregullta të ndeshjes përcaktuese për titullin e kampionit në konkurencën e femrave ndërmjet Mitrovicës dhe Feronikelit, e cila po zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Edhe pas 90 minutave rrjetat mbesib të paprekura, me një donimin të lehtë të mitrovicaseve. Të dyja ekipet në këtë pjesë patën nga një mundësi të mirë. Fillimisht Feronikeli kërcënoi nëpërmjet Zelfije Bajramajt në minutën e 30-të gjuajtjen e të cilës e priti Viona Rexhepi. Ndërkaq, Mitrovica pati rast të qindpërqind nëpërmjet Ambra Gjergjit në minutën e fundit, por gjuajtja e saj me kokë nga afërsia shkoi skaj portës. Ndërkaq, në pjesën e dytë loja kryesisht ishte e barabartë, por Mitrovica krijoi dy mundësi. Fillimisht Liridona Syla nga gjuajtja e lirë gjuajti furishëm, por topin mbi portë e dëboi portierja, derisa më pad Edona Kryeziu nga afër me kokë pranë portës.