Mabetex Prishtina është kampion i ri i Kosovës në futsall.
Në finalen e luajtur sot ndaj Liburnit në Ferizaj, prishtinasit dolën triumfues me rezultatin 4:2, ndeshje e cila u transmetua drejrpërdrejt në RTK4.
Mentor Mejzini ishte shënuesi i parë në takim për rezultatin 1:0 të Liburnit.
Por, Prishtina u rikthye në lojë vetëm pak minuta më pas me Alen Jefferson që shënoi nga penalltia.
Braziliani Jefferson ishte protagonistë edhe në golin e dytë te Prishtina.
Ai asistoi te Azem Brahimi i cili shënoi golin e fitores, ndodhi kjo në minutën e fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Qerimi barazoi dy minuta para fundit rezultatin në 2:2.
Por, Jefferson edhe një herë shënoi nga penalltia vetëm 59 sekonda para fundit të ndeshjes duke i dhënë triumfin prishtinasve.
Krejt në fund, kur Liburni po luante pa portier, nga distanca shënoi edhe Brahimi.
Kështu, Prishtina bëhet kampion i Kosovës për herë të parë të klubit.
Ndërsa edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e kaulifikimeve të Ligës së Kampionëve.