No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR ADEMI PËRKUJTON AGIM MALOKUN; ISHTE VIZIONAR I FUTBOLLIT

ADEMI PËRKUJTON AGIM MALOKUN; ISHTE VIZIONAR I FUTBOLLIT

Në trevjetorin e vdekjes së ish-futbollistit të njohur prizrenas dhe ish-anëtarit të KE të FFK-së, Agim Maloku, numri 1 i shtëpisë së futbollit kosovar Agim Ademi e ka përkujtuar atë me një letër prekëse, duke e vlerësuar si legjendë dhe vizionar.

Shkrimi i plotë i Agim Ademit:

Sot bëhen tri vite nga ndarja fizike me Legjendën e futbollit prizrenas, Agim Maloku. Këto tri vite kanë qenë të vështira jo vetëm për familjen, por edhe për ne miqtë e tij të ngushtë dhe për Federatën e Futbollit të Kosovës në përgjithësi.

Vlerat e tij, qoftë si futbollist e qoftë si drejtues i Lidhjes Rajonale në Prizren, por edhe si anëtar i KE të FFK-së ishin të jashtëzakonshme.

Agimi ishte vizionar, me vullnet të madh për punë dhe i vendosur për progres të futbollit. Si anëtar i KE të FFK-së ishte po aq entuziast sikur në vitet e tij të hershme të rinisë kur e kishte bartur me besnikëri e krenari fanellën e Lirisë.

Karriera e tij e suksesshme si futbollist, por edhe përkushtimi dhe kontributi i tij i çmuar në futboll bëri që jetë mik i respektuar dhe i vlerësuar kudo.

Së bashku me Adashin, siç e thërrisnim njëri-tjetrin nga dashamirësia, e kishim fatin që të ishim pjesë e misionit të vështirë por frytdhënës të anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Iu gëzuam bashkërisht këtyre dy të arriturave historike, me shpresë e optimizëm të madh se do të kishim edhe shumë festime tjera, por ja që jeta ndonjëherë është e pamëshirshme dhe na ndanë nga miqtë e më të dashurit tanë shumë më herët se sa e mendojmë.

Në këtë përvjetor të tretë të ndarjes nga ne e kujtojmë me pietet dhe respekt maksimal për tërë atë çfarë i dha futbollit të Kosovës.

Gjithmonë në kujtimet tona Adash!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments