No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR KATËR VJET NGA PERLA E XHERDAN SHAQIRIT NË EURO

KATËR VJET NGA PERLA E XHERDAN SHAQIRIT NË EURO

Po afrohej fundi i ndeshjes dhe Zvicra ishte duke humbur 1:0. Në minutën e 82-të nga krahu i majtë në zonë u dërgua një top nga kapiteni i Zvicrës, Stephen Lichtsteiner. Topi kaloi lojtarin e parë të Zvicrës, ndërsa kur arriti te i dyti, u largua nga mbrojtësi i Polonisë, që ishte në “shpinë” të lojtarit helvetik.

Në zonë ishte edhe Xherdan Shaqiri, që po përcillte lëvizjen e topit. Derisa topi i dëbuar ishte ende në lëvizje në ajër, Shaqiri bëri dy hapa dhe u shkëput lartë. Në mënyrë akrobatike, me “gërshërë”, realizoi goditje perfektë. Ishte në vijën e 16-metërshit kur goditi mjeshtërisht. Topi bëri rrugë gati perfektë në drejtim të portës. Preku në tokë thuajse në vijë të portës dhe përfundoi në rrjetë, prapa duarve të portierit.

Ylli shqiptar i futbollit siguroi vazhdimet për Zvicrën në atë ndeshje të 25 qershorit të vitit 2016.

Ndeshja e raundit nokaut të “Euro 2016” u vendos me penallti. Për Zvicrën dështoi Granit Xhaka, ndërsa te Polonia realizuan të gjithë. Polonia kaloi në çerekfinale të “Euro 2016”, ku pësoi nga Portugalia, prapë me penallti.

U vlerësua se rrugëtimi i Zvicrës përfundoi shumë herët. Por ai supergol i Shaqirit ka mbetur në kujtesë. Është prej golave të tij më të bukur, por edhe nga më të bukurit në histori të përfaqësueses së Zvicrës.

“A është ky goli më i bukur në histori të përfaqësueses”, ka pyetur të enjten “Blick”, që ka përkujtuar katërvjetorin e golit përrallor të Shaqirit.

Edhe BBC ka përkujtuar kryeveprën e Shaqirit. Golin e tij e ka vlerësuar të mrekullueshëm.

Image

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bartomeu para gjykatës, çështja mund të jetë edhe më serioze

Pasi kaloi natën në stacionin e policisë Les Corts, Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i Barcelonës, u transferua këtë të martë në mëngjes...

Schalke 04 shkarkoi trajnerin e radhës, Mustafi udhëhoqi “revoltën”

Schalke 04 në këtë sezon po përjeton periudhë shumë të vështirë. Ata renditen në vendet e fundit dhe në këtë situatë, që...

Beckham: Dua t’i bëj bashkë Messin dhe Ronaldon në klubin tim

David Beckham ka zbuluar se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo figurojnë në listën e tij të dëshirave transferuese tek Inter Miami. Legjenda e Manchester...

Ndodh edhe kjo, Prishtina rrezikon rënien nga Superliga

Përderisa Prishtina në futboll është duke kaluar një sezon të mirë, në anën tjetër djelmoshat e basketbollit janë duke pasur sezon tejet...

Recent Comments