No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR BATATINA PREMTON: LLAPI NUK DO TË BËJË KALKULIME

BATATINA PREMTON: LLAPI NUK DO TË BËJË KALKULIME

Llapi ka barazuar 1:1 në shtëpi në ndeshjen me Prishtinën, ndërsa trajneri i skuadrës vendëse, Tahir Batatina është dukur të jetë i kënaqur me këtë epilog.

“Kemi qenë të vëmendshëm vazhdimisht sepse luajtëm ndaj skuadrës më të mirë në Kosovë. E kemi ditur se kanë sulmues të mirë siç janë Januzi e Johen, ndërsa golin e pësuam nga një pakujdesi”, tha fillimisht Batatina për Super Sport Kosovën.

“Kishim rastet tona edhe në pjesën e parë, në pjesën e dytë shënuam dhe tentuam ta kemi ndeshjen në kontroll”, shtoi ai.

“Llapi sot ka ndaluar shumë zëra të njerëzve që nuk ia duan të mirën Llapit, duke iu treguar se ne nuk bëjmë kalkulime pavarësisht pozitës në tabelë pasi është përfolur se Prishtina do vjen këtu dhe do na bëjë katër gola”, u shpreh trajneri i Llapit.

Ai ka premtuar se edhe me Dritën, por edhe me të gjithë rivalët, Llapi do të luajë pa asnjë kalkulim. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ramadani flet para duelit me Dritën

FC Prishtina tash e disa ditë ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje intensive për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar,...

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Recent Comments