Java e 26-të e Superligës së Kosovës në futboll sot vjen me tri ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Dy skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit, Drita e Gjilani do të jenë mysafirë te Vushtrrisë përkatësisht Dukagjinit, derisa ndeshja e tretë është ajo në Mitrovicës, ku Trepça’89 e pret Flamurtarin.
Padyshim, derisa për Dritën e Gjilanin mund të cilësohet si një udhëtim i lehtë kur dihet se si Vushtrria si Dukagjini tashmë kanë hupur çdo shpresë për mbijetesës, vëmendja do të jetë tek ndeshja Trepça’89 – Flamurtari dy skuadra këto që po luftojnë për mbijetesë.
Për mitrovicasit, vetëm fitorja kryen punë, ndryshe e rrezikojnë shumë mbijetesës.
Për Flamurtarin edhe një barazim nuk do të ishte i keq, kështu që lufta pritet të jetë shumë e ashpër.
Ndeshjet nisin nga ora 16:45.
IPKO SUPERLIGA
16:45 Vushtrria – Drita
16:45 Dukagjini – Gjilani
16:45 Trepça ‘89 – Flamurtari