No menu items!
Ballina SUPERLIGA SALIHU NUK BESON SE TIFOZËT DO TË LEJOHEN NË STADIUME GJATË KËTIJ...

SALIHU NUK BESON SE TIFOZËT DO TË LEJOHEN NË STADIUME GJATË KËTIJ EDICIONI

Përkundër që Qeveria vendosi t’i lejojë tifozët të kthehen në stadiume për ndeshjet e ekipeve të tyre të zemrës, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, beson se ky është një rrezik që s’duhet të ndërmerret – për dallim nga trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, i cili e vlerësoi këtë si vendimin e dytë më të mirë që nga kthimi i futbollit.

Pas tre muajve pushim nga përhapja e virusit Covid-19, liga elitare e futbollit në Kosovë rinisi në qershor.

E përderisa tifozët iu gëzuan kthimit të futbollit, ata s’patën mundësi t’i shijojnë ndeshjet siç do të mundë të kishin dëshiruar.

Si masë parandaluese për Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Federata e Futbollit e Kosovës arritën marrëveshje për një protokoll për kthimin e ligës dhe kupës vendore, por duke e sakrifikuar praninë e tifozëve në stadium.

Në ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Ipko Superligë dhe Kupë të Kosovës, tifozët kanë qenë duke u grumbulluar në ndërtesat përreth stadiumeve për t’i dhënë përkrahjeve ekipeve të tyre, përderisa thirrjet për lejimin e tifozëve në stadium kanë qenë të vazhdueshme.

Këto thirrje morën përgjigje pozitive nga Qeveria të martën, pasi që u shfuqizua vendimi i mëhershëm që i ndalonte aktivitetet publike dhe tubimet sportive, duke i lejuar kështu tifozët në stadiume nga 1 korriku.

Këtë vendim e mirëpriti trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, i cili ka kërkuar vazhdimin kthimin e tifozëve në stadiume.

“Ky është vendimi i dytë më i mirë që ka ardhur që nga kthimi i futbollit. Domethënë pas vendimit që të rinisë sezoni në Ipko Superligë, ky është vendimi më i mirë që mund të ishte marrë”, tha Dallku për Gazetën Express.

“Ne e dimë që futbolli luhet për tifozë dhe pa ata nuk është kurrë njëjtë, kështu që do të ishte më mirë për skuadrat ta kenë përkrahjen e tifozëve në stadiume”.

Megjithatë, Dallkut dhe trajnerëve të tjera të Superligës që kanë kërkuar kthimin e tifozëve në stadiume mund të mos u plotësohet dëshira prapëseprapë.

Kjo pasi që sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, e ka vlerësuar kthimin e tifozëve si të rrezikshëm.

I pyetur nga Gazeta Express se a do të kthehen tifozët në stadiume pas këtij vendimi, Salihu tha:

“Jo, nuk besoj. Rreziku është i madh, por Komiteti Ekzekutiv do ta shqyrtoj këtë vendim”.

“Shpresoj që bile sezoni i ardhshëm të luhet me publik”.

Artikulli paraprakSOT “FINALJA” E MBIJETESËS
Artikulli i ardhshëmLËNDOHET RASHICA

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Talenti dardan lë Bayernin, qëndron në Bundesliga

Leon Dajaku erdhi te Bayern në vitin 2019 nga Stuttgart si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por...

Recent Comments