Një lajm i keq vjen nga Milot Rashica.
Ylli kosovar i Werder Bremenit, ka pësuar lëndim në stërvitjen e sotme.
Lajmin e ka bërë publik vetë klubi gjerman, ku shihet edhe fotoja e këmbës së lënduar të Rashicës.
“Milot Rashica u desh të ndërprejë stërvitjen e sotme, shkaku i lëndimit në këmbën e majtë”, shkruan Werderi, raporton Olle.
Mbetet të shihet se sa do të pauzojë vushtrriasi i Kombëtares së Kosovës.