No menu items!
Ballina SPORTE TJERA BESA VAZHDON DOMINIMIN, VASHAT E FERIZAJT KAMPIONE NË EDICIONIN E TYRE TË...

BESA VAZHDON DOMINIMIN, VASHAT E FERIZAJT KAMPIONE NË EDICIONIN E TYRE TË PARË

Të martën ka përfunduar edicioni në Superligën e Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat.

Derisa te meshkujt Besa Famgas ka vazhduar dominimin e plotë, te femrat Ferizaj ka fituar titullin e kampionit në edicionin debutues në Superligë.

Hendbolli ka dhënë kampionët e parë në rrethana të reja, në pandemi.

Besa e Pejës ka përfunduar me të gjitha fitore edicionin 2019\2020 në Superligën e Kosovës në konkurrencë të meshkujve. Të martën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit fitoi ndaj Prishtinës me shifrat 29:25. Prishtinën e kishte mposhtur edhe të shtunën në Pejë me rezultatin 38:26. Me dy fitore në serinë finale të plejofit, Besa Famgas e ka fituar titullin e kampionit, të shtatin rresht.

Y. Muqolli e D. Tahirukaj realizuan nga shtatë gola për Besën të martën. Epërsia e saj asnjëherë nuk është vënë në dyshim, njëjtë si titulli i kampionit. Cilësia dhe organizimi te Besa ka qenë në nivel dukshëm më të lartë se te skuadrat tjera.

Besa Famgas tani në fundjavë synon të fitojë edhe Kupën e Kosovës, që e kishte humbur vitin e kaluar nga Kastrioti i Ferizajt.

Ndërkohë te hendbollistet, Kosova ka kampion të ri. Kampioni i edicionit të kaluar, Istogu, ka humbur finalen nga Ferizaj, skuadër e re kjo që për herë të parë garon në Superligë.

Ferizaj të martën pësoi nga Istogu me një gol dallim, 27:26, por titullin e siguroi falë fitores së thellë në ndeshjen e parë. Të shtunën në Ferizaj skuadra vendase kishte fituar ndaj Istogut me shifrat 34:29. Edhe të martën Ferizaj ishte deri në fund në epërsi.

Portierja E. Rogova është shquar te Ferizaj, që ka lojtare me përvojë në përbërje. Istogut nuk i kanë kryer punë lojtaret e huaja dhe fakti se luajti ndeshjen e dytë në shtëpi.

Istogu ka edhe një rast të shpëtojë edicionin – në turneun final të kupës që luhet në fundjavë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Një portier francez në prova te Ballkani

KF Ballkani vazhdon të mbetet në ndjekje të një portieri për stinorin pranveror. Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi nuk bindet vetëm nga Kenan Haxhihamza dhe...

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

Recent Comments