No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR QEVERIA SHFUQIZON VENDIMIN QË NDALONTE AKTIVITETET SPORTIVE ME TIFOZË

QEVERIA SHFUQIZON VENDIMIN QË NDALONTE AKTIVITETET SPORTIVE ME TIFOZË

Nga 28 qershori tifozët e klubeve kosovare nuk do të jenë të detyruar të rrezikojnë për t’u ngjitur në ndërtesat afër stadiumeve apo për të gjetur ndonjë vrimë të tribunave për të parë skuadrat e tyre të zemrës në fushën e gjelbër, shkruan Futbolli.info. Në fakt, Qeveria e Kosovës ka vendosur sonte që ta shfuqizojë vendimin e qeverisë së kaluar me të cilin ndaloheshin aktivitetet dhe tubimet sportive me praninë e publikut. Tashmë i mbetet Federatave sportive që ta shqyrtojnë këtë vendim dhe të vlerësojnë nëse do të lejojnë hyrjen e tifozëve në stadium pas datës 28 qershor, normalisht me një numër të reduktuar dhe me respektim të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe me mbajtje të distancës.

Më poshtë janë vendimet që janë shfuqizuar sonte nga Qeveria e Kosovës:

Me vendimin e miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për shfuqizimin e:

1. Pikës 1. 7 të Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin është ndaluar eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve;

2. Pika 1. 2 e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin është bërë pezullimi i përkohshëm i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm;

3. Pika 5 e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 të datës 13 mars 2020 me të cilin është bërë pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në aeroportin e Prishtinës përveç fluturimeve ushtarake dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC).

4. Vendimi i Qeverisë Nr. 01/12 i datës 17 mars 2020 me të cilin është bërë plotësim ndryshimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 të datës 13 mars 2020; dhe

5. Pika 1.5  e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin aktivitetet publike dhe jopublike kanë mundur të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarjet sportive, tubimet, konferencat, tryezat e rrumbullakëta.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Peja pëson humbje nga Ponte Prizreni

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

Presidenti i FFK-së: Shpresoj që së shpejti të kthehen tifozët, janë hijeshia e kampionatit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar FC Prishtina për suksesin e arrirur sot në ndeshjen e Superkupës, por njëherësh ka përgëzuar edhe futbollistët...

Sigal Prishtina mposht Rahovecin

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim 75:93 (16:19, 27:23, 15:22, 17:29), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

A do të luhet gjithmonë Superkupa në Turqi? – përgjigjet Agim Ademi

Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës pasi triumfoi ndaj Dritës. Rezultati përfundimtar i takimit ishte 3-1 në favor të kryeqytetasëve me takimin që ishte shumë...

Recent Comments