Futbollisti i Ballkanit dhe njëri nga talentet më të mëdhenj të Superligës së Kosovës, Arbër Hoxha, i cili sot iu nënshtrua me sukses operimit të gjurit nga dr. Qerim Kida, ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, me ç’rast ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e treguar në këtë periudhë të vështirë për të.
“Falë ZOTIT operimi përfundoi me sukses. Respekt për Dr.Qerim Kida për kujdesin e shtuar.
Faleminderit nga zemra për të gjithë ju e në veçanti klubit FC Ballkani per kujdesin e jashtëzakonshëm. Krenar që jam pjesë e kësaj familje.
Pas vështirësisë vjen lehtësimi. Do të rikthehem më i fortë”, ka shkruar Arbër Hoxha.