No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR RRËFEHET ARBËR HOXHA PAS LËNDIMIT QË DO TA LË RRETH 6...

RRËFEHET ARBËR HOXHA PAS LËNDIMIT QË DO TA LË RRETH 6 MUAJ LARG FUTBOLLIT

Po shkëlqente në fushat e gjelbra të futbollit kosovar. Me shpejtësinë dhe driblimet e tij, ishte bërë “exhel” për mbrojtësit e Superligës së Kosovës në futboll.

Ishte nën vëzhgimin e shumë menaxherëve derisa kërkonte që të realizonte një ëndrrën të madhe, sjelljen e titullin kampion në Suharekë me skuadrën e Ballkanit që drejtohet nga Ismet Munishi.

Të shtunën u ndërpre gjithçka teksa e pësoi një lëndim të rëndë në këmbën e majtë me ç’rast i këputi ligamentet e gjurit. Fjala është për Arbër Hoxhën.

Sulmuesi nga Istogu rrëfehet për Zeri.info pas lëndimit të pësuar.

Thotë si ishte momenti më i keq në jetën e tij. “Një ditë para ndeshjes me Trepçën ’89 në një moment driblimi, i këputa ligamentet e gjurit të majtë. Ishte momenti i keq në jetën time”, nis bisedën Arbër Hoxha, një ndër të lojtarët më të preferuar të trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishi.

Hoxha që Ballkanit iu bashkua duke e lënë skuadrën e Prishtinës njofton se operimit do t’i nënshtrohet të martën (nesër). “Operimin duhet që ta përfundojë nesër, shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë dhe të kem sukses”, njofton Hoxha sipas të cilit Ballkanit do t’i mungojë gjashtë muaj.

“Klubit pritet që t’i mungoj gjashtë muaj pas operimit. Duhet të them se të gjithë në klub e kanë përjetuar shumë rëndë situatë, por duhet që t’i mbledh forcat dhe të rikthehem më i fortë”, potencoi Arbër Hoxha.

Ai ndër të tjera e komentoi edhe formën personale që po e kalonte.

“Po kaloja një moment shumë të mirë në karrierë, një formë të lart dhe lëndimi erdhi në një moment si ky, por duhet që të marr veten sa më shpejt”.

Ballkani po “lufton me mish e me shpirt” për të dy trofetë në futbollin kosovar, titullin kampion dhe Digitalb Kupën e Kosovës ku në finale do të takohet me Prishtinën.

Hoxha beson se edhe pa këmbët e tij, Ballkani do t’i arrijë qëllimet.

“Kam besim të plot te shokët e skuadrës sepse në radhët tona kemi lojtarë shumë cilësor dhe shpresoj shumë se në fund do t’i fitojmë të dy trofetë dhe do të festojmë se bashku”, vlerësoi Arbëri duke folur edhe për ofertat e shumta që kishin ardhur në adresë të Ballkanit për ta transferuar në afatin kalimtar të verës.

“Kisha shumë oferta, por ndodhi kjo papritmas dhe tani nuk mund të bëjë hapin e radhës në karrierë. Unë do të kthehem për t’i ndjekur ëndrrat e mia”, pohoi Hoxha, i cili në fund i falënderoi në fund të gjithë ata që i qëndruar afër e veçanërisht tifozët e Ballkanit “Xhebrailat”.

“I falënderoj me zemër “Xhebrailat”. Jam emocionuar shumë për pankartën e vendosur në përkrahje timen në ndeshjen ndaju Trepçës ’89, i respektojë dhe i çmoj të gjithë qytetarët e Suharekës sepse këtu i kam kaluar momentet më të mira në karrierë deri më tani”, përfundoi 21-vjeçari Arbër Hoxha.

Në karrierën e tij, krahas Prishtinës dhe Ballkanit, Hoxha ka luajtur edhe me Besën e Pejës.

Hoxha e ka regjistruar edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës të drejtuar nga Bernard Challandes, miqësoren me Suedinë e zhvilluar në fillim të këtij viti në Katar.

Hoxha më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Turqi, të gjithë të çmendur për Ozil: fluturimi i tij ka qenë më i ndjekuri i të gjithë kohërave

Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës tek Arsenal dhe  shumë shpejt do të luajë për Fenerbahce, skuadra e zemrës së tij pavarësisht se...

Ibrahim Kelmendi akuzon Remzi Ejupin se u zhvati 2.5 milionë

Ibrahim Kelmendi ka dhënë detaje të reja nga konflikti mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit se a i mori para për ta bërë këngën...

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Recent Comments