No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A LIPPI "TREMB" JUVEN; INTERI ËSHTË PËR TITULL

LIPPI “TREMB” JUVEN; INTERI ËSHTË PËR TITULL

Mbrëmbjen e djeshme skuadra e Interit arriti një fitore shumë të rëndësishme kundër Sampdorias në “San Siro”. Të besuarit e Antonio Contes kaluan me rezulatatin 2-1 miqtë dhe tani e shikojnë veten 6 pikë larg Juventusit të vendit të parë. Afrimi me kreun e renditjes e ka gëzuar dhe ish-trajnerin e zikaltrëve, Marcelo Lippin, i cili i konsideron ata si pretendet për titull.

”Kam 15 ditë që e them se Interi duhej ta mposhte Sampdorian dhe më pas distanca me Juven do të ishte vetëm gjashtë pikë. Edhe pse nuk ka një ndeshje direkte me bardhezinjtë, unë besoj se Interi mund të luftojë për titullin kampion”, deklaron ish-trajneri i kombëtares italiane.

”Sfida e Juventusit në Bologna? Pres një reagim nga “Zonja e Vjetër”, pas humbjes në Kupë me Napolin. Megjithatë do të jetë shumë e vështirë për juventinët sonte pasi kanë dhe presionin me vete. Unë besoj se Sarri do të kthehet të fitorja dhe të golat, por siç e thashë dueli për titullin kampion nuk ka përfunduar”, mbyll Lippi. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Eriksen hesht Conten dhe i jep kualifikimin, Ibra lë në baltë Milanin!

Dramë, dramë, dramë! Interi u kualifikua në kupën e Italisë pas fitores 2-1 kunder Milanit. Goli i fitores u shënua në minutën e 90’+7′...

Debat “rrugaçësh” Ibra-Lukaku

Përplasja ndërmjet Lukakut dhe Zlatan Ibrahimovic ishte një prej më të fortave të mbrëmjes. Rezultati i ndeshjes doli në plan të dytë...

Ulpiana prezanton fanellat e reja, që janë me shumë stil

KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror. Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e...

Tuchel jep mesazhin e parë si trajner i Chelseat

Pasi është zyrtarizuar sonte, menjëherë fjalët e para të Thomas Tuchel si trajner i Chelsea nuk kanë vonuar. Trajneri gjerman foli për faqen zyrtare të...

Recent Comments