Kombëtaren e Kosovës në futboll pritet ta shohim përsëri në fushë në muajin shtator.
Tashmë është zyrtarizuar edhe orari i ndeshjeve të Ligës së Kombeve që fillojnë me 3 shtator në udhëtimin e Dardanëve drejt Moldavisë, shkruan Olle.
Kurse, ndeshja e parë si vendas pritet të jetë ajo ndaj Greqisë disa ditë më pas.
Më 10 tetor, në ‘Fadil Vokrri’ zbarkon edhe Kombëtarja e Sllovenisë.
Në raundin e katërt dhe pestë, Kosova udhëton në Greqi dhe Slloveni, ndërsa xhiron e fundit, në Prishtinë pret Moldavinë.
