No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR CHILAVERT “GODET” MARADONËN: S’KA FITUAR AS 1% TË TROFEVE TË MESSIT

CHILAVERT “GODET” MARADONËN: S’KA FITUAR AS 1% TË TROFEVE TË MESSIT

Detyra e tij ishte të shmangte golat, por shumë i ka shënuar. José Luis Chilavert ishte një portier goleador (ka shënuar 62 gola gjatë karrierës së tij), ka qenë i vlerësuar për cilësitë e tij në fushë, por kurrë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me legjendën e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, “armiku” i tij sportiv kur paraguaiani luante për Velez dhe El Pibe de Oro vishte fanellën e River Plate.

I intervistuar nga “Radio Rivadavia”, Chilavert la lëshuar një “shigjetë” në drejtim të Maradonës, teksa krahason trofetë e tij me ato të Lionel Messit, edhe pse “Pleshtit” i mungon shumë Kupa e Botës.

“Messi është pa dyshim futbollisti më i mirë i planetit, argjentinasit duhet ta falënderojnë që zgjodhi Argjentinën dhe jo Spanjën. Ndien kënaqësi të madhe teksa e sheh të luajë. Maradona nuk ka fituar as 1% të trofeve të Leos.”

Rivaliteti mes Chilavert dhe Maradonës i ka rrënjët në një ndeshje të luajtur në Argjentinë, në të cilën “gardiani” paraguaian shënoi nga goditja e lirë.

w“Ka treguar mungesë respekti ndaj meje dhe unë iu përgjigjja me të njëjtën mënyrë: i thashë se duhet të ketë kujdes, se ishin gati kontrollet anti-doping. Kjo e nxehu shumë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Devolli flet për fazën përgatitore, përforcimet e janarit si dhe objektivat e klubit

Drenica është njëri ndër klubet që ka pësuar më së shumti ndryshime në afatin kalimtar të janarit. Pikërisht për këtë arsye, kryetrajneri i kësaj...

Premtimet e Armand Dukës dhe Agim Ademit në futboll për 2021

Presidenti i “Federatës Shqiptare të Fubollit” Armand Duka dhe Presidenti i “Federatës të Fubollit të Kosovës” Agim Ademi ishin të ftuarit e...

U hodh shorti për Kupën e Kosovës në futsall

Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin...

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Recent Comments