Janë deleguar gjyqtarët e javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në kryendeshjen Llapi – Prishtina, kryesor do të jetë Selim Isufi me ndihmësit, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, shkruan Olle.
Por, në prononcimin e djeshëm të trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, ky i fundit në një formë kërcënojë albitrat kosovarë.
E gjitha kjo pas Batatina u shpreh tjetër i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e fundit, bërë ekipit të tij.
“Tash te shohim kur do të vijnë referat në Podujevë se si do t’i presim na, dhe të shohim si do të reagon Federata e Futbollit me ata njerëz që po iniciojnë procuedra ndaj meje”, kishte thënë Batatina në SSK, pas ndeshjes së djeshme ndaj Feronikelit, të cilën e humbi me rezultatin 2:1.

Lidhur me këtë, gazeta kontaktoi kryetarin e gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani.
Ky i fundit tha se me delegimin e gjyqtarëve, këta të fundit në çdo stadium do të shkojnë për të kryer punën e tyre.
“Gjyqtarët janë deleguar dhe do të shkojnë të kryejnë punën e tyre siç është më së miri”, tha shkurtimisht Hasani.
Ky i fundit, i pyetur lidhur me akuzat e klubeve kosovare për çështjen e referimit, tha se për këtë gjë merren komisionet përkatëse dhe jo vetë Hasani.