Arbër Hoxha pret që të rikthehet fuqishëm pas lëndimit që e pësoi të shtunën në stërvitje me skuadrën e Ballkanit, kur këputi ligamentet e gjurit. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka falënderuar mbarë opinionin për mbështetjen e madhe në këtë periudhë jo të lehtë për të.
“Edhe pse gjendem në një moment të vështirë shfrytëzoj rastin të ju falënderoj përzemërsisht për përkrahjen e vazhdueshme në këto momente aspak të mira për mua personalisht. Me ndihmën e Zotit shpresoj dhe besoj që do të kthehem më i fortë se që isha sepse para vetes shoh sfida shumë të mëdha”, ka shkruar Hoxha.