No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR SIMEONE: S'MUND TË RRIMË TË QETË, PO LUAJMË ÇDO TRE DITË

SIMEONE: S’MUND TË RRIMË TË QETË, PO LUAJMË ÇDO TRE DITË

Atletico Madrid vuajti jo pak mbrëmjen e kaluar, por ia doli të siguronte tre pikët kundër Valladolid. Djemtë e Diego Simeones fituan 1-0 në shtëpi falë golit të vonshëm të Victor Vitolo (81′), i cili ishte futur në fushë përpara shtatë minutave.

Ky sukses e ngjit skuadrën kryeqytetase në vend të tretë bashkë me Sevillan dhe Simeone i gëzohet fitores së rëndësishme dhe analizon kalendarin e ngjeshur dhe zhvillimin e shumë ndeshjeve në një kohë të shkurtër.

Nuk kemi asnjë motiv për të qëndruar të qetë, pasi po luajmë çdo tre ditë. Askush nuk e ka të lehtë në këto kushte. Zhvilluam një pjesë të parë të shkëlqyer, në 45 minutat e dyta u komplikuan gjërat për ne. Kjo për faktin që mbrojtja e Valladolid funksionoi shumë mirë.

Kalendari? Nuk është një situatë e lehtë për askënd. Skuadra që arrin t’i shpërndajë më mirë minutat do të ketë më shumë rezistencë për të luajtur çdo tre ditë, kështu që do e ketë më të lehtë të arrijë objektivat e veta“, komentoi trajneri argjentinas pas ndeshjes. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Recent Comments