Ballkani është rikthyer te rezultatet pozitive, por po humbet futbollistët kryesorë të ekipit. Pas Arbër Hoxhës, tashmë është konfirmuar edhe lëndimi i mbrojtësit Visar Berisha, shkruan Gazetasheshi.
Kryetrajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi, ka konfirmuar që edhe Berisha ndodhet i lënduar, ndërkohë që nuk do të dihet koha se kur do të kthehet në fushën e blertë.
“Emocionalisht lëndimi i Arbërit na ka goditë si skuadër. Kualiteti i tij nuk diskutohet, ende nuk e dimë shkallën e dëmtimit ne i kemi marrë gjitha masat si klub që ta mbështesim. Ai do ta ketë mbështetjen absolute, çfarëdo lloj lëndimi që del. Po ashtu i lënduar është edhe kapiteni i skuadrës Visar Berisha. Ende nuk e dijmë shkallën e lëndimit dhe duhet të presim për të parë se kur do të kthehet në fushën e lojë”,deklaroi fillimisht Munishi për “Super
Sport Kosova”.
Më pas tekniku i suharekasve u ndal për të folur edhe për fitoren e arritur ndaj Trepçë ’89.
“Pjesën e parë them të drejtën na vunë në vështirësi disa herë 89-shi. Deri në fund rezultati ishte 1:1 pra deri 15 minuta para fundit, kur shënuan dhe u zhbllokuam. Pamë lojë atraktive nga Trepça ’89, ata nuk erdhën që të mbrohen, krijuan raste, shënuan gol”,përfundoi Munishi.
Ballkani është rikthyer sërish në pozitën e tretë të renditjes tabelare dhe ndodhet në ndjekje të dy skuadrave kryesues.