No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR MEDIA ZVICERANE ENDE NUK BESON SE ANDI ZEQIRI KA ZGJEDHUR KOSOVËN

MEDIA ZVICERANE ENDE NUK BESON SE ANDI ZEQIRI KA ZGJEDHUR KOSOVËN

Andi Zeqiri ka qenë emri më i përfolur javën e fundit si në Kosovë ashtu edhe në Zvicër.

Sulmuesi i talentuar do të jetë prurja e parë e Kombëtares së Kosovës për vitin 2020, me lojtarin që pritet të jetë i gatshëm që në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut në Play Off e Ligës së Kombeve.

Konfirmimet për këtë vijnë nga babai i futbollistit dhe kreu i FFK-së.

Babai i futbollistit në një intervistë ekskluzive për Futbolli.info ka thënë se tashmë ekziston një marrëveshje mes Andi Zeqirit dhe presidentit të FFK-së Agim Ademi, por që nënshkrimi i saj është bllokuar shkaku i COVID-19.

Nuk vonoi shumë dhe konfirmimi erdhi edhe nga Agim Ademi, që deklaroi për Telegrafin se Andi mund të jetë i ftuari i radhës te Kosova për ndeshjen kundër Maqedonisë.

Por, këtyre konfirmimeve nuk është duke iu besuar media zvicerane ‘4-4-2.com’, që thotë se Andi Zeqiri ende nuk ka vendosur se fanellën e cilës kombëtare do ta veshë.

Sipas kësaj medie helvetike, e ardhmja e Zeqirit do të jetë e hapur deri në zhvillimin e një ndeshje konkurruese për cilëndo kombëtare.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Manchester United i jep shkelmin përfundmitar, Liverpooli eliminohet nga Kupa

Liverpooli po kalon një moment të errët dhe për t’i dhënë shuplakën përfundimtare mendoi Manchester United. “Djajtë e kuq” fituan me rezultatin 3-2 dhe...

Drita e Prishtina falënderojnë kreun e FFK-së për organizimin e mirë të Superkupës

Ndeshja e djeshme e Superkupës, e cila u zhvillua në Antalia prodhoi lojë dinamike dhe të pëlqyeshme për të gjithë, ku trofeut iu gëzua...

Florent Muslija shënon në fitoren e Hannoverit

Ndeshja ndërmjet Nurnbergut dhe Hannoverit në kuadër të xhiros së 17’të në Bundesliga 2 ka prodhuar shumë gola. Rezultati përfundimtar ishte 2:5...

Ballkani i suksesshëm edhe ndaj skuadrës ukrainase

Skuadrat kosovare janë duke zhvilluar miqësore të njëpasnjëshme për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin pranveror. Klubi Futbollistik...

Recent Comments