No menu items!
Ballina SUPERLIGA MË NË FUND FITON EDHE BALLKANI, FERONIKELI MPOSHT LLAPIN

MË NË FUND FITON EDHE BALLKANI, FERONIKELI MPOSHT LLAPIN

Ballkani më në fund e ka shijuar fitoren e parë pas ndërprerjes së kampionatit si pasojë e pandemisë Covid-19. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka vuajtur jo pak në duel me Trepçën’89 në kuadër të javës së 25-të, por në fund ka fituar me meritë me rezultat 3:1, duke e mbajtur hapin me Dritën dhe Prishtinën në garën për titull të kampionit. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 19-të me golin e Jetmir Topallit. Vetëm katër minuta më vonë “Minatorët” barazuan shifrat me golin e Arb Manajt nga 11-metërshi. Rezistenca e mysafirëve vazhdoi deri në minutën e 78-të kur Ermal Krasniqi depërtoi shpejtë nga krahu i majtë dhe shënoi për ta kaluar Ballkanin në epërsi 2:1. Ndërkaq, golin e qetësisë për vendasit e realizoi Mirlind Daku, me kokë në minutën e 87-të, duke e vendosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3:1. Kjo fitore ia mundëson Ballkanit që të mbetet në hap me dy skuadrat e kreut të renditjes, Dritën dhe Prishtinën. Ndërkohë, Feronikeli ka shënuar fitore në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në duel me Llapin, me rezultat 2:1. Të dy golat për vendasit i shënoi Mevlan Zeka dhe atë nga pika e bardhë, derisa golin e vetëm për llapjanët e realizoi Ymeri.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Malisheva i vë zjarrin merkatos në futbollin kosovar

Skuadra pretendente për inkuadrim në Superligë sapo ka zyrtarizuar shtatë super përforcime, shkruan Olle. Lajmi për Viktor Kukën që...

Rashkaj bëhet me skuadër të re

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj ka nënshkruar kontratë me klubin e tij të ri. Rashkaj do të...

Recent Comments