Ish-kapiteni i Kombëtares Kuq e Zi, legjenda e futbollit shqiptar – Lorik Cana, është në negociata të avancuara me klubin zviceran Fc Lausanne Sport, negociata që pritet të konkretizohen brenda këtij muaji.
Përfundimi pozitiv i negociatave do ta çojë Lorik Canën në kry të ekipit, saktësisht në pozitën e drejtorit sportiv të këtij klubi.
Kapiteni Cana rikthehet si drejtor sportiv në klubin dhe qytetin ku filloi dashurinë e parë futbollistike.
Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta me Lorik Canën.
RTK u përpoq të merrte qëndrim zyrtarë nga Cana gjatë ditës së sotme, por ishte e pamundur.