No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR KËRCËNON BATATINA: TË SHOHIM SI DO TË DALIN ARBITRAT NGA "ZAHIR PAJAZITI"

KËRCËNON BATATINA: TË SHOHIM SI DO TË DALIN ARBITRAT NGA “ZAHIR PAJAZITI”

Ëndrra evropiane e Llapit është shuar përfundimisht pas disfatës ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka pasur një sër kritikash ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, që mund të kuptohen edhe si kërcënuese, teksa si zakonisht ka akuzuar edhe drejtuesit e federatës.

“Për ndeshjen ne e dominuam, ata u vërejt që ne asnjë aspekt nuk mund të na mposhtin neve, por Llapi nuk mund të luajë ndaj 15 personash dhe do të shohim kur të vijnë në Podujevë se si do t’i presim dhe si do të dalin arbitrat nga ‘Zahir Pajaziti’, pasi na dëmtuan edhe këtu”, tha fillimisht Batatina për SSK.

“Unë gjithmonë kam thënë që skuadrat që na mposhtin duhet uruar fitoren, por ne sot u dëmtuan me dy penallti pasi nuk ishin, ndërsa ndaj nesh nuk u akordua një e tillë”.

“Nuk ishte një Feronikeli i fortë, pasi në momente nuk e ka parë topin por i uroj për fitoren. Neve sot ba mposhti Dardan Çaka. Unë nuk frikësohem sepse po e them realitetin e ata le të nisin procedura disiplinore prap. Drejtuesit e federatës le ta dinë se kampionatin e ardhshëm nuk do ta vazhdojnë 8 skuadra nëse nuk do të ketë ndryshime në federatë. Le të luajnë vetëm me ato skuadra që u kanë premtuar Evropën”, përfundoi Batatina.

Feronikeli me fitore tashmë pothuajse ‘shuan’ dhe gjitha ëndrrat për Llapin për një dalje të mundshme në Evropë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ramadani flet para duelit me Dritën

FC Prishtina tash e disa ditë ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje intensive për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar,...

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Recent Comments