No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PRISHTINA VUAN, POR NË FUND E GJUNJËZON DUKAGJININ

PRISHTINA VUAN, POR NË FUND E GJUNJËZON DUKAGJININ

Prishtina ka vazhduar serinë e fitoreve, por ka vuajtur goxha shumë për ta gjunjëzuar skuadrën tashmë të çregjistruar nga elita, Dukagjinin. Në fakt, bardhekaltrit e kryeqytetit shënuan fitore me rezultat 4:1, por deri në minutën e 68-të hasën në një rezistencë të madhe të futbollistëve të skuadrës klinase. Me këtë fitore Prishtina rikthehet në pozitën e dytë, me 50 pikë, dy më pak se Drita që e kryeson renditjen. Kryeqytetasit kaluan në epërsi në minutën e 30-të me golin e Otto John me kokë pas harkimit të Armend Thaçit, por shifrat i barazoi Altin Merlaku po ashtu me gjuajtje me kokë pas harkimit nga këndi në minutën e 43-të. Vuajtjeve të Prishtinës u dha fund Ahmet Januzi, kur shënoi mjeshtërisht në minutën e 68-të, derisa në fund të takimit shënuan edhe Meriton Korenica (85’) dhe Kreshnik Uka (88’). Javën e ardhshme Prishtina do të udhëtojë në Podujevë ku do të ballafaqohet me Llapin.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Devolli flet për fazën përgatitore, përforcimet e janarit si dhe objektivat e klubit

Drenica është njëri ndër klubet që ka pësuar më së shumti ndryshime në afatin kalimtar të janarit. Pikërisht për këtë arsye, kryetrajneri i kësaj...

Premtimet e Armand Dukës dhe Agim Ademit në futboll për 2021

Presidenti i “Federatës Shqiptare të Fubollit” Armand Duka dhe Presidenti i “Federatës të Fubollit të Kosovës” Agim Ademi ishin të ftuarit e...

U hodh shorti për Kupën e Kosovës në futsall

Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin...

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Recent Comments