Prishtina ka vazhduar me fitore në kuadër të xhiros së 25-të.
Por, kësaj radhe Prishtina u ndesh me një kundërshtar mjaft të papërshtatshëm si Dukagjini.
Pas 90 minutash, 4-1 ishte rezultati final i takimit.
John, Uka, Januzi e Korenica shënuan për vendsit, kurse për mysafirët Merlaku ishte ai që shënoi.
Pas ndeshjes, trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj tha:
“Realisht duke ditur që Prishtina është klubi më i përgatitur nga gjitha ekipet tjera në gjitha aspektet, rezultati është i thellë por jo real, pasi kemi pasur edhe ne rastet tona”, tha fillimisht Elezaj për SSK.
“Prishtinës i uroj fitoren, por fati po na mungon por kështu e ka futbolli”, përfundoi Elezaj.
Pas kësaj fitore, Prishtina tashmë rikthen pozitën e dytë në tabelë dhe vetëm dy pikë larg liderit Dritës.
Kurse, Dukagjini vazhdon të jetë në pozitën e fundit në tabelë.