No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR POLICIA IA KONFISKON MAKINËN LUKSOZE POGBAS

POLICIA IA KONFISKON MAKINËN LUKSOZE POGBAS

Paul Pogba është ndaluar nga policia, një ditë para se të rikthehej në stërvitje me Manchester United. Bëhet fjalë për një shkelje jo shumë të rëndë dhe francezi pritet vetëm të gjobitet. Shkak janë bërë targat e makinës së tij, Rolls Royce Wraith Black Badge.

Policia ia ka sekuestruar mjetin luksoz, që kushton 330 mijë sterlina. Pogba ishte në shkelje të ligjit, pasi nuk e kishte regjistruar makinën në Britaninë e Madhe. Ligji thotë, që për çdo makinë që hyn në Angli dhe qëndron më shumë se gjashtë muaj brenda një viti, atëherë duhet të pajiset me targa më Mbretërisë së Bashkuar.

Rolls Royce i Pogba është sekuestruar për momentin dhe pritet që mesfushori ta tërheqë. Për shkeljen e bërë do të dënohet me 150 sterlina gjobë, si dhe me 20 sterlina të tjera për çdo ditë që ajo qëndron e bllokuar. Francezi mund ta marrë makinën brenda shtatë ditësh. /abcnews

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

U shkarkua por Lampard merr lëvdata nga pronari i klubit

Është zyrtare! Chelsea e ka shkarkuar trajnerin Frank Lampard. Me këtë rast, presidenti Roman Abramovich donte ta falënderonte ish-kapitenin për punën e bërë, duke...

FBK vendos që “Final 8” të luhet në Suharekë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim të ri për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës. Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje e madhe...

Spanja po përgatitet që ndeshjen me Kosovën ta luajë në territorin e saj

Gazeta e njohur spanjolle, Marca, ka shkruar sërish për ndeshjen e futbollit në mes të Spanjës dhe Kosovës. Ndeshja do të luhet më 31...

Lampard shkarkohet, ja kush pritet ta zëvendësojë në bankinën e Chelseat

Frank Lampard është vendosur të shkarkohet nga roli i tij si trajner i Chelsea, pasi e ka udhëhequr skuadrën londineze për pak më shumë...

Recent Comments