No menu items!
Ballina SUPERLIGA BELLOPOJA: DRITA E PRISHTINA FAVORITE PËR TITULL

BELLOPOJA: DRITA E PRISHTINA FAVORITE PËR TITULL

Janë zhvilluar vetëm dy ndeshje që nga rikthimi i futbollit kosovar pas pandemisë COVID-19, e cila detyroi ndalimin e garave për 2 muaj e gjysmë, por starti vërtet duket i zjarrtë dhe me shumë të papritura.

Kjo ndalesë gjithsesi se ndryshoi shumë gjëra te klubet tona, sidomos në formën e tyre pasi starti për disa nuk ishte i mirë. Kjo u vërejt te Ballkani, që në dy takimet e para në Superligë (me Drenicën dhe me Flamurtarin) luajti baras, gjë e cila edhe e zbriti nga vendi i parë në tabelë, për t’ia liruar vendin Dritës e Prishtinës. Gjithsesi, kalimi në finale për Ballkanin është një largim nga presioni që kishin në këtë start.

Probleme shfaqi edhe Gjilani, që në takimin e parë dështoi me Trepçën ’89, ndërsa sikur u kompensua pak kur fitoi ndaj Ferizajt. Derisa dy skuadrat që kanë shfaqur formë të mirë janë Prishtina e Drita, të cilat fituan dy takimet e para.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)

Ish-futbollisti i njohur, Alban Bellopoja, në një bisedë për “Zeri.info” ka analizuar kampionatin pas pandemisë, derisa ka vlerësuar se pauza e gjatë, por edhe presioni ka pasur ndikim te disa skuadra.

“Faktori i parë pozitiv i rikthimit të kampionatit pas pandemisë janë terrenet ku po zhvillohen ndeshjet. Ato pas pauzës se gjatë janë në kushte fenomenale për lojë si asnjëherë më parë, faktor ky shumë i rëndësishëm që lejon të aplikohen lojë të pëlqyeshme”, ka thënë Bellopoja, duke folur më pas për formën e skuadrave që kanë shfaqur në këto ndeshje.

“Sa i përket formës së ekipeve në përgjithësi, ka ngritje javë pas jave, përveç disa ekipeve që tashmë janë dorëzuar. Dihet që forma në sportin kolektiv, futbollin, arrihet me lojëra dhe pas pauzës shumë të gjatë dhe me shumë pak lojë miqësore ose pa asnjë para, rifillimi i Superligës në përgjithësi është i kënaqshëm”, tha ish-futbollisti prishtinas për “Zeri.info”, i cili karrierë bëri edhe në kampionatin kroat, ndërsa së fundmi po e ushtron zejen e trajnerit me kategori të reja.

“Ekipet që po luftojnë për kurorën e më të mirit në Superligë po shihet cilat janë: Drita, Prishtina, Ballkani dhe Gjilani.

Deri tani lojë të mirë ka treguar FC Prishtina, por ende është herët. Deri para kësaj fundjave Prishtina ka treguar futboll kualitativ dhe atraktiv”, tha Bellopoja, duke treguar më pas se cilat skuadra ai i favorizon në luftë për titull.

“Sa u përket ekipeve, që mendoj që janë pretendueset kryesore për titull, janë: Prishtina dhe Drita dhe për shumë arsye, së pari kualiteti dhe përvoja që kanë në skuadrat e tyre, fondi i mjaftueshëm i lojtarëve që po mundëson trajnerët të bëjnë rotacion në ekip për të freskuar dhe mbajtur në formë shumicën e futbollistëve për vazhdimësi, sepse forma fizike dhe tekniko-taktike të ngrihet gradualisht javë pas jave, freskia, forma dhe përvoja, sidomos në fazën finale, do të jenë përcaktuese për titullin. Këto janë disa prej arsyeve që i shoh Prishtinën dhe Dritën pretendueset kryesore për titull”, ka përfunduar Alban Bellopoja

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments