No menu items!

15 deri në 20 milionë euro, një ofertë me këtë shifër do ta bindte Fenerbahçen të heqë dorë nga Muriqi

Fenerbahçe nuk po kalon një sezon aspak të mirë dhe as sulmuesi Vedat Muriqi nuk arrin t’i shpëtojë.

Turqit nuk po kanë ritmin e duhur në kampionat dhe titulli duket utopik, ani pse në javët e para shiheshin kandidatë për të triumfuar në fund.

Ata tani kanë rënë në pozitën e shtatë me 43 pikë të grumbulluara, nëntë pikë prapa liderëve Trabzonspor dhe Istanbul Basaksehir, që kanë nga 56 pikë.

Kështu, drejtuesit kanë nisur menjëherë të mendojnë për të ardhmen dhe në verë duket se do të ndryshojnë shumë gjëra sipas mediave turke.

Gokhan Gonul dhe Caner Erkin pritet të rikthehen, ndërsa sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shumë mundësi të largohet.

Për të është folur se e duan shumë klube dhe Feneri nuk e pengon që të largohet, por që të ndodhë diçka e tillë duhet të vijë një ofertë 15-20 milionë euro.

Për shkak të formës së mirë në fillim të sezonit, si klubi ashtu edhe Muriqi, kërkesa kishte arritur 30 milionë euro, por 2020 s’ka qenë aspak siç kanë ëndërruar andaj Feneri tashmë ka ul këtë çmim dhe gjatë verës do të dëgjojë oferta për Muriqin.

Klube nga Serie A, Premierliga dhe Bundesliga raportohet se kanë shfaqur interesim për ‘Gladiatorin’ e Kosovës. /Express/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Turqi, të gjithë të çmendur për Ozil: fluturimi i tij ka qenë më i ndjekuri i të gjithë kohërave

Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës tek Arsenal dhe  shumë shpejt do të luajë për Fenerbahce, skuadra e zemrës së tij pavarësisht se...

Ibrahim Kelmendi akuzon Remzi Ejupin se u zhvati 2.5 milionë

Ibrahim Kelmendi ka dhënë detaje të reja nga konflikti mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit se a i mori para për ta bërë këngën...

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Recent Comments