Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale për Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.
Në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, Feronikeli e pret Ballkanin, ndërsa Prishtina udhëton në Skënderaj, ku në “Bajram Aliu” do të takohet me Drenicën.
Takimi i parë gjysmëfinal në Suharekë ndërmjet Niklit dhe Ballkanit, është mbyllur me barazim pa gola.
Feronikeli, kampioni në fuqi, në kampionat ka mbetur paksa prapa, prandaj synon që përmes Kupës të sigurojë daljen në Evropë, ndërsa Ballkani kërkon ta fitojë këtë trofe për herë të parë në histori të klubit.
Në ndeshjen tjetër, Prishtina është më afër finales, pasi ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 3:0 dhe vështirë që Drenica mund të bëjë një përmbysje aq të madhe.
Të dyja takimet do të zhvillohen nga ora 16:30.