No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PRISHTINA – BALLKANI, FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS

PRISHTINA – BALLKANI, FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS

Prishtina dhe Ballkani do të luajnë në finalen e Digitalb Kupës së Kosovës, e cila është paraparë të zhvillohet më 29 korrik. Prishtina edhe në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në stadiumin “Bajram Aliu” e mundi Drenicën, me rezultat 3:2, duke kaluar me meritë në finale me rezultatin e përgjithshëm pas dy ndeshjeve, 6:2. Golat për Prishtinën i realizuan Leonit Abazi (27’), Endrit Krasniqi (33’) dhe Leotrim Bekteshi (56’), derisa për drenicasit shënuan Muleci (66’) dhe Kerim (86’). Ndërkaq, Ballkani u kualifikua për herë të parë në finale të kësaj gare falë golit të shënuar si mysafir kundër Feronikelit, pasi edhe ndeshja e kthimit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas përfundoi pa fitues (1:1), teksa ndeshja e parë kishte përfunduar pa gola. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Mirlind Daku, në minutën e 27-të, derisa shifrat i barazoi Harmon Van Dave, në minutën e 65-të.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Liverpool-Manchester United me rekord të ri shikueshmërie

Dueli mes Liverpool dhe Manchester United ditën e diel ishte dueli i rekordeve. Përballja mes dy klubeve të mëdha angleze është kthyer...

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Recent Comments