No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PROKURORIA FILLON HETIMET PËR KURDISJE TË NDESHJES LLAPI - DRENICA

PROKURORIA FILLON HETIMET PËR KURDISJE TË NDESHJES LLAPI – DRENICA

Pak momente më parë, Indeksonline raportoi se pas ndeshjes, sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi ka pasur një përplasje me dy futbollistët Mentor Zhdrella dhe Labinot Osmani.

Sipas informacioneve, Rexhepi ka akuzuar dy lojtarët se e kanë shitur lojën.

Muhamet Rexhepi ka mohuar se ka pasur përplasje dhe se nuk ka mundësi që lojtarët e Llapit të shesin lojë.

Të njëjtën përgjigje  ka dhënë edhe futbollistët Mentor Zhdrella dhe Labinot Osmani.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë lojtarë përplasje me sekretarin Rexhepi.

Kurse, Gazeta Olle minuta më parë ka kontaktuar me Besim Kelmendin, prokuror në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i cili tha se janë të interesuar të fillojnë hetimet lidhur me rastin në fjalë.

“Kam folur me kryetarin e Federatës, Agim Ademi dhe jemi shumë të interesuar të fillojmë hetime dhe me shiku për çdo dyshim të mundshëm, dhe po pres që shumë shpejtë Prokuroria Thelemore e Prishtinës të fillon të merret me këtë çështje pasi jemi shumë të interesuar të zbulojmë dhe të verifikojmë çdo dyshim të mundshëm”, tha Kelmendi.

Llapi sot u mposht nga Drenica në ‘Zahir Pajaziti’ me rezultat 0:2./Gazeta OLLE

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

U hodh shorti për Kupën e Kosovës në futsall

Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin...

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Recent Comments