No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PASI FSHF NDËRPREU BASHKËPUNIMIN ME DIGITALB, VJEN PARALAJMËRIMI EDHE NGA FFK

PASI FSHF NDËRPREU BASHKËPUNIMIN ME DIGITALB, VJEN PARALAJMËRIMI EDHE NGA FFK

Të shtunën mbrëma, Federata Shqiptare e Futbollit doli me një komunikatë ku potencoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me transmetuesin DigitAlb.

Kjo kompani deri më tash kishte transmetuar të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore, por kjo marrëveshje është prishur për shkak të mos kryerjes së obligimeve financiare të DigitAlb ndaj Federatës, shkruan Periskopi.

FSHF njofoi se të gjitha takimet tash e tutje do të transmetohen falas në faqen e tyre.

Periskopi menjëherë ka kontaktuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për ta kuptuar si qëndrojnë punët e kësaj kompanie në raport me futbollin kosovar, të cilin poashtu e transmeton me të drejta ekskluzive.

Ai ka thënë se edhe organizata që ai drejton do të ndjekë të njëjtat hapa nëse nuk respektohet marrëveshja financiare.

“Ende jemi në kontratë me SuperSportin deri në fund të kampionatit, pastaj do të shohim kush është i interesuar dhe cila do të jetë oferta më e mirë për të vendosur bashkarisht,” ka thënë Ademi për Redaksinë e Periskopit.

“Nëse ndodhë që nuk i kryejnë obligimet, sigurisht se do të veprojmë njejtë (si FSHF).”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ramadani flet para duelit me Dritën

FC Prishtina tash e disa ditë ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje intensive për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar,...

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Recent Comments