No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR ADEMI PËRKUJTON LEGJENDËN NË DYVJETORIN E NDARJES NGA JETA

ADEMI PËRKUJTON LEGJENDËN NË DYVJETORIN E NDARJES NGA JETA

Sot bëhen dy vjet nga vdekja e ikonës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, njeriut më meritor që tashmë jemi pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s. Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta Legjendën e ka përkujtuar presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi.

SHKRIMI PLOTË I ADEMIT

Sot me nderim dhe pietet të kujtojmë Ty presidenti ynë emblematik, bashkëpunëtori e miku ynë i madh, Fadil VOKRRI.

Pa dyshim e kam të vështirë t’i shkruaj këta rreshta për Ty sepse e di që rrugës më tradhtojnë emocionet, ashtu siç në gjysmë na u ndanë rrugët për të na mbetur vetëm kujtime të paharrueshme.

Mëngjesi i 9 qershorit 2018 ishte tronditës për të gjithë ne. Kosova mbeti pa Ty Legjendë, që tërë jetën ia kushtove futbollit dhe punove pareshtur për zhvillimin dhe progresin e tij.

Sapo kishte kaluar ora 9:00 e atij mëngjesi të kobshëm kur zemra të tradhtojë. Të mori pikërisht numri që të simbolizonte.

Infarkti në zemër i atij mëngjesi ishte i pamëshirshëm për TY. Përpjekja e atyre që të qëlluan afër në ato momente kritike për të të ofruar ndihmë dhe më pas edhe e mjekëve fatkeqësisht rezultoi e pasuksesshme.

Lutjet tona gjithandej që ta kaloje edhe këtë sfidë nuk u dëgjuan. Jo, sepse Perëndia vendosi të të marrë afër vetes, sepse ishe njeri bujar e me zemër të madhe, e që i dhe shumë futbollit dhe shtetit tonë.

Ike nga kjo botë për të shkuar në përjetësi si LEGJENDË.

Kontributi Yt tashmë është i shkruar me shkronja të arta në histori.
Që nga periudha e sakrificës ishim të rreshtuar në misionin e përbashkët për ta bërë realitet ëndrrën e shumë gjeneratave. E këtë e arritëm falë punës, vizionit dhe këmbëngulësisë tënde, por edhe të atyre që me dekada luajtën, punuan dhe kontribuuan për ecurinë dhe progresin e futbollit të Kosovës.

Tani, ne, bashkëpunëtorët tu po punojmë për ta realizuar objektivin që ia kemi vënë vetes – kualifikimin në Evropian, pasi kjo ishte edhe dëshira jote e radhës, pas finalizimit të procesit të vështirë të anëtarësimit në UEFA e në FIFA.

Gjatë kësaj periudhe finalizuam shumë projekte, arritëm rezultate për mbamendje me ekipet kombëtare, duke u bërë storie suksesi, e përmirësuam infrastrukturën e stadiumeve, e rritëm cilësinë dhe konkurrencën në kampionatin vendor, vazhduam me shkollimin e kuadrove të reja të gjyqtarëve e trajnerëve, si dhe i ofruam përkrahjen e nevojshme talenteve të reja.

Prandaj, jemi të bindur se futbolli i Kosovës po marshon i sigurt dhe bindshëm drejt rritjes e sukseseve, që do të vazhdojnë ta bëjnë krenar popullin dhe shtetin tonë, si dhe do të lënë gjurmë në histori, pikërisht ashtu siç dëshirove Ti i paharruari ynë, Fadil VOKRRI.

I përjetshëm kujtimi për TY, Legjendë!

Gjithmonë do të mbetesh motivi më i madh i lojtarëve tanë, të cilët çdo sukses të Kombëtares e lidhin me emrin tënd, teksa “Dardanët” në çdo ndeshje thërrasin me mburrje e krenari në minutën e 9-të në stadiumin, që është bërë ankth për çdo kundërshtar në fushë, FADIL VOKRRI!

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi…

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Drenica vazhdon të përforcohet

Drenica bën merkato sërish në Shqipëri. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin...

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë...

Chiellini: Interi na dominoi plotësisht

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për betejën e humbur ndaj Interit me rezultat 2-0 ku skuadra e Antonio Contes e...

Recent Comments