No menu items!
Ballina SUPERLIGA BALLKANI E GJILANI ZHGËNJEJNË NË NDESHJET E PARA

BALLKANI E GJILANI ZHGËNJEJNË NË NDESHJET E PARA

Ballkani dhe Gjilani nuk kanë arritur të rikthehen në kampionat ashtu siç e kishin parashikuar. Pauza prej gati tre muajsh duket se ka lënë gjurmë te këto dy skuadra të cilat luftojnë për titullin e kampionit. Edhe pse llogariteshin favoritë në duelet e sotme si vendase kundër Drenicës dhe Trepçës’89, në fund janë detyruar të pajtohen me nga një pikë në këto përballje. Madje, Drenica ishte shumë afër qëllimit edhe për të marrë tri pikë të plota në Suharekë, por goli i shënuar nga Argjend Bardhi nuk e mori ‘bekimin’ e gjyqtarit Alban Shala, i cili e shfuqizoi atë për shkak të lojës së rrezikshme. Ndërkohë, Trepça’89 nuk u dorëzua në Gjilan, duke arkëtuar një pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë. Të parët në epërsi kaluan gjilanasit me golin e Fiton Hajdarit në minutën e 40-të nga penalltia. Mirëpo, baraspeshën në rezultat e riktheu sulmuesi i spikatur i Trepçës’89, Arb Manaj, me golin e shënuar në minutën e 55-të. Ndeshja e fundit e kësaj jave është ajo ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt, që ka nisur në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

I jashtëzakonshmi Granit Xhaka

Granit Xhaka dhuroi një paraqitje spektakolare në fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Newcastle United në kuadër të javës së 19-të në Ligën...

Kapiteni i Kosovës U-19 në pritje të debutimit në Superligën turke

Veton Tusha në fillim të muajit bëri hapin e madh në karrierë. Nga Vardari i Shkupit kompletoi transferimin te Denizlispori, skuadër që...

Recent Comments