No menu items!
Ballina SUPERLIGA LLAPI BINDËS, MPOSHT ME LEHTËSI DUKAGJININ

LLAPI BINDËS, MPOSHT ME LEHTËSI DUKAGJININ

Pas gati tre muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë Covid-19, ka rinisur kampionati në Ipko Superligë, me ndeshjen Llapi – Dukagjini, e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Pas një loje interesante e më shumë raste, fitores iu gëzuan llapjanët, me rezultat 4:1. Llapi kaloi në epërsi qysh në minutën e 3-të, me golin e realizuar nga Elvis Prençi nga afërsia. Me epërsinë e një goli për vendasit u mbyll pjesa e parë, derisa vazhdimi i ndeshjes solli dy gola të shpejtë, nga një në secilën anë. Fillimisht Llapi shënoi golin e dytë me Kastriot Selmanin në minutën e 48-të, derisa tre minuta më vonë Erblind Mulaj shënoi për mysafirët, që ishte goli i tyre i vetëm. Deri në fund të ndeshjes Llapi shënoi edhe dy gola tjerë, nëpërmjet Alban Shabanit (68′) dhe Valmir Veliut (90+2′). Pas kësaj fitoreje Llapi ngjitet në pozitën e 5-të, me 37 pikë, derisa skuadra nga Klina mbetet e fundit, me 10 pikë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ramadani flet para duelit me Dritën

FC Prishtina tash e disa ditë ndodhet në Antalia të Turqisë për përgatitje intensive për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar,...

Muriqi: Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola

Vedat Muriqi ka folur pas fitores ndaj Parmas në kuadër të Coppa Italia të cilën ishte bërë protagonist. Muriqi...

Ja si duket trofeu i Superkupës

Superkupa e Kosovës  për herë të parë do të zhvillohet jashtë kufijve ‘dardan’. Përballë njëra tjetrës në Antalia do të vihen skuadra...

Agim Ademi i përgjigjet pyetjeve të Luana Vjollcës në “After Party”

Dje në mbrëmje është publikuar edhe intervista e shkurtër e Presidentit të FFK-së, Agim Ademit për “After Partyn” e Luana Vjollcës.

Recent Comments