No menu items!
Ballina SUPERLIGA BATATINA: LLAPI KA MUNDËSI TË ARTË PËR TA ARRITUR EVROPËN

BATATINA: LLAPI KA MUNDËSI TË ARTË PËR TA ARRITUR EVROPËN

Skuadra e Llapit e ka rifilluar me fitore kampionatin në Ipko Superligën e Kosovës.

Në ‘Zahir Pajaziti’, Llapi i drejtuar nga Tahir Batatina fitoi me shifrat 4:1 përballë Dukagjinit të Klinës, shkruan Gazeta OLLE.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina u shpreh i lumtur me fitoren.

“Kam kërkuar nga lojtarët të jenë të vëmendshëm, kemi mundur të shënojmë më shumë gola në pjesën e parë, por që iu kam thënë futbollistëve se pikët e plota duhet fituar”, tha fillimisht Batatina për SSK.

“Kjo skuadër e Dukagjinit nuk e meriton të bie nga liga, por i ka bërë disa gabime në fillim të kampionatit”.

“Goli i tretë i yni ishte gol i qetësisë, ku më pas me disa zëvendësime freskuam skuadrën ku më pas erdhi edhe goli i katërt”.

“Llapi nuk guxon të bie nga liga për shumë vite, dhe gjitha ndeshjet e fundit do të shkon të luajë futboll të bukur, sepse nuk dorëzohemi lehtë. Me 6 pikë diferencë për pozitën e dytë që dërgon në Evropë, atëherë kjo skuadër e Llapit ka një mundësi të artë për të arritur atë pasi luan me kundërshtarët direkt nga pozitat më të larta”, përfundoj Batatina.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments